Trajnimi online FALAS “Orientimi në karrierë dhe edukimi i vazhdushëm” – OJQ Yellow
Ky trajnim do të zhvillohet në kuader të Projektit “Orientimi në Karrierë i të Rinjëve dhe Edukimi i Vazhdushëm”, projekt i cili është financuar nga Drejtoria për Rini dhe Sport | Komuna e Prishtinës dhe implementohet nga OJQ Yellow.
Trajnimi është dizajnuar më qëllim që të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë e të rinjëve nga mosha 16 – 25 vjet të Komunës së Prishtinës në orientim dhe zhvillim në karrierë, qoftë në karrierën gjatë studimeve apo gjatë punësimit. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek të rinjët dhe studentët, duke i mundësuar atyre që suksesshëm zhvillojnë karrierën e tyre.
Temat e trajnimit janë:
- Si të lypni dhe të gjeni punë;
- Si të shkruajm një CV në mënyrë profesionale;
- Si te shkruajm një Letër Motivimi të mirë për punë;
- Si të sillemi gjatë intervistës dhe çfarë duhet të dimë.
Gjatë trajnimit do të kemi edhe Mysafirë-folës të suksesshëm nga fusha e arsimit dhe bizneseve që do të na tregojn eksperiencen e tyre drejt formimit në karrierë që do të jetë një inspirim për të rinjër. Për rreth 20-30 min të rinjër në këto trajnime do të kenë mundësi të flasin direkt dhe të bëjnë pyetje me mysafirëin e ftuar gjatë ligjeratave.
Kush: Të rinjët nga mosha 16-25 vjet nga Komuna e Prishtinës.
Qysh: Online përmes platformes ZOOM
Sa: 2 orë shkollore, prej orës 14:00 – 16:00 PM
Kur: Çdo të shtune (12 Sesione/grup për çdo javë nga një sesion).
A do ketë certifikata: Pjesëmarrësit që do të ndjekin trajnimin në fund të sesionit do të certifikohen nga OJQ Yellow dhe certifikata do t’iu dergohet në e-mail.
Kujdes: Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, maksimumi për një sesione/grup do të jetë deri 30 përsona dhe trajnimi do të mbahet pa pages (falas).
Për të marrë pjesë në këtë trajnim ju lutem plotësoni formen e aplikimit: https://bit.ly/3qxvOhg