Lajmet rreth projektit

Webinari i Dytë Online: “Youth-friendly & Motivation | Planifiko Jetën Tënde, Jo Vetëm Javën”

Ky webinar i dytë online organizohet nga #OJQYellow në kuadër të projektit #empowHer, i mbështetur nga ERASMUS+, dhe është i dedikuar për të rinjtë nga mosha 15–30 vjeç në Kosovë:

👨‍🏫 @fatlumgogiqi – ish-profesor universitar dhe këshilltar karriere, i diplomuar nga Person, Angli, që ndau këshilla praktike për të rinjtë në tregun e punës.

👨 Avi Gashi – nga Qendra Rinore Drenas, ekspert në aspektet rinore dhe orientimin në karrierë.

🌍 Lamija Softic – mysafire speciale nga Suedia, që tregoi përvojat personale dhe profesionale mbi orientimin në karrierë nga sistemi universitar suedez.

Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt informimit dhe fuqizimit të të rinjve për vendime të mençura profesionale dhe personale.

Për ata që e humbën: mos u shqetësoni! Webinarët e ardhshëm do të jenë një mundësi tjetër për t’u informuar dhe motivuar!

______________________________________________

OJQ Yellow realizoi me sukses webinarin e parë me temën:
🎯 “Nga CV tek Punësimi – Aftësit praktike që të çojnë përpara!”

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit EmpowerHER, në partneritet me @ngo_yellow , dhe me mbështetje nga ERASMUS+ 🇪🇺.

👩‍💻👨‍💻 Rreth 40 pjesëmarrës patën mundësinë të përfitojnë njohuri praktike mbi:
Ndërtimin e një CV-je konkurruese
Aftësitë që kërkon tregu i punës
Hapat konkretë drejt punësimit

Webinari u udhëhoq nga trajneri @fatlumgogiqi , i cili ndau përvoja reale dhe këshilla praktike për të rinjtë që synojnë zhvillim profesional dhe punësim të qëndrueshëm.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe angazhimin!
Qëndroni me ne për aktivitetet e radhës