Trajnimet

Trajnimi: Si të shkruajmë CV

Ky trajnim është dizajnuar më qëllim që të mbështetë pjesëmarrësit e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin njohuritë dhe shkathtësitë profesionale për ndërtimin e CV-së së tyre personale. Moduli fokusohet në krijimin, përmirësimin, dhe avancimin e aspektit profesional dhe të karrierës tek pjesëmarrësit, duke i mundësuar atyre që suksesshëm ti qasën tregut të punës.

Nga trajnimet që ofrohen nga Qendra e Këshillimit të Karrierës, ju do të mësoni:

  • Si të shkruani një CV dhe letër motivuese;
  • Si të silleni në intervistë, cilat janë format e duhura të përgjigjeve në pyetjet e zakonshme gjatë intervistimit;
  • Cilat janë rregullat e sjelljes në çdo organizatë, rëndësia e respektimit të tyre, si dhe njohja dhe përshtatja me kulturën e kompanisë;
  • Si të kërkoni informacion për vendet e lira të punës dhe punëve që i përshtaten shkollimit dhe aftësive tuaja;
  • Si të bëni planifikimin dhe zhvillimin e karrierës.

Trajnimi zgjatë 2 ditë nga 2 orë. Dita e parë kryesisht ka të bëjë me konceptet, ndërsa dita e dytë për pjesëmarrësit shërben në prezantimin dhe shkrimin e një CV-je profesionale, 3 orë ligjëratë dhe 1 orë praktikë.