TRAJNIMI “DIZAJNIMI DHE ZHVILLIMI I DATABAZAVE”

Ky trajnim ofron një hyrje në dizajnimin dhe zhvillimin e bazës së të dhënave. Përmes tij ju do të mësoni për konceptet themelore të sistemeve të bazës së të dhënave, të kuptuarit e algjebrës relacionale, modeli konceptual, modelin e të dhënave, hartimin e bazës së të dhënave fizike dhe manipulimin e të dhënave përmes gjuhës SQL.

Përshkrimi

Trajnimi do të fillojë me një shtjellim historik të zhvillimit të bazës së të dhënave nga sistemet e fajllave në sistemet e bazave të të dhënave relacionale. Me anë të shembujve konkret, ndjekësit e trajnimit do të njoftohen edhe për dizajnin e bazës së të dhënave.

Çka përmban trajnimi?

  • Kuptimin për bazat e të dhënave
  • Bazat e të dhënave relacionale
  • Arkitektura e bazave të të dhënave
  • Varësia e të dhënave
  • Programimi procedural dhe jo-procedural
  • Terminologjia e modelit relacional (Key, Integrity, Views)
  • Sistemet për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS)
  • Kuptimi i manipulimit me të dhëna në SQL
  • Procesimi i një dhe më shumë tabelave
  • Funksionet në SQL (Funksionet me data dhe kohe,
  • Përdorimi i komandave për agregim të të dhënave
  • Operatorët dhe klauzat në SQL
  • Problemi me redundance
  • Kuptimi i varshmërisë funksionale (Functional Dependency)
  • Dekompozimi i të dhënave
  • Kuptimi i normalizimit të të dhënave (Normal Forms)
  • Pastrimi i ER diagramit
  • Krijimi dhe fshirja e skemës (schema)
  • Krjimi i tabelave (strukturës)
  • Modifikimi i strukturës së tabelës dhe fshirja e tabelës
  • Krijimi dhe fshirja e views
  • Krijimi dhe fshirja e Indexave
  • Kuptimi i menaxhimit të transaksioneve
  • Kontrolli i konkurrencës
  • Kuptimi i backup dhe recovery

Çka përfitoni nga ky trajnim?

  • Njohuri mbi konceptet themelore të sistemeve për menaxhimin e bazës së të dhënave dhe modelin relacional të bazës së të dhënave
  • Njohuri rreth dizajnimit të bazës së të dhënave duke përdorur modelin relacional të të dhënave dhe normalizimin bazë
  • Mundësi për punë praktike

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
  • Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze