Trajnimi: “Praktikat e Mbajtjes së Kontabilitetit dhe Plotësimi i Deklaratave Tatimore”

Trajnimi: “Praktikat e Mbajtjes së Kontabilitetit dhe Plotësimi i Deklaratave Tatimore” – Hotel SIRIUS

Trajnim ka për qëllim të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë praktike përmes programit, pjesëmarrsit do të aftësohen në fushën e mbajtjes së kontabilitetit dhe financave për ndërmarrjet, si dhe njohjen me ndryshimet e fundit të legjislacionit tatimore të Kosovës nga ekspert të tatimeve.

Trajnimi do t’i përmbaj këto tema:
*- Mbajtja e librave: të arkës, të blerjes, të shitjes dhe shpenzimeve në bazë të rregulloreve dhe ligjeve tatimore si dhe deklarimin elektronik të librave.
*- Bilanci, Pasqyrat e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Raportet Financiare, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare përmes programit të Kontabilitetit
*- Regjistrimi i pasurisë, në bazë të kontabilitetit aktual, pasqyrimet e tatimit në qera, për bizneset e vogla dhe të mëdha
*- Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi, X Raporti, Z-Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore
*- Afatet e deklarimeve dhe të pagesave: Pagat e punëtoreve, deklarimet tatimore, deklaratat e TVSH-së, tatimi mbi të ardhurat, kontributet pensionale, plotësimi i formularëve, ri-burësimet nga taksat, borxhet e këqija, raporti për blerjet mbi 500€.
*- Raportimi përmes EDI-të. Përgatitja e stokut në fund të çdo viti fiskal si dhe raportimi pranë Administratës Tatimore.

Përfito tri programe falas të cilat shërbejnë për mbajtjen e kontabilitetit.

Afati i fundit për aplikim 03 korrik 2018
Data: 04, 05 dhe 06 korrik 2018
Koha: 17:00 deri 19: 30h
Vendi: Hotel SIRIUS
Çmimi për tërë trajnimin është 60 €

Për të aplikuar në këtë trajnim ju duhet të plotësoni aplikacionin online në: goo.gl/neiqr4

Informatë rreth pagesës: Pagesa bëhet në ProCredit Bank, në llogarinë bankare të “Yellow Training Center”, nr.: 1185 004390 0001 19, nga data e shpalljes deri më 03 korrik 2018.

Sponzor i trajnimit: ZEPTER KOSOVA

19,233 thoughts on “Trajnimi: “Praktikat e Mbajtjes së Kontabilitetit dhe Plotësimi i Deklaratave Tatimore””