Kick-off meeting për projektin GOVER-NET – Erasmus +

OJQ Yellow mori pjesë në takimin kick-off të partnerëve të projektit GOVER-NET, i cili u zhvillua më 26 janar 2026, duke shënuar fillimin zyrtar të implementimit të këtij projekti ndërkombëtar. Ky takim bashkoi organizata partnere nga disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën, Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, me qëllim prezantimin e objektivave të projektit, aktiviteteve të planifikuara dhe paketave të punës, si dhe përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive të secilit partner për periudhën e ardhshme.