Ne jemi të lumtur të njoftojmë lansimin e aplikacionit të ri digjital për krijimin e CV-së (Curriculum Vitae) dhe Letrës së Motivimit, një mjet modern që synon të lehtësojë procesin e aplikimit për punë dhe të ndihmojë përdoruesit të prezantojnë veten në mënyrë profesionale.
Ky aplikacion është dizajnuar për të qenë i thjeshtë, i shpejtë dhe i aksesueshëm nga çdo pajisje, duke mundësuar krijimin e dokumenteve profesionale brenda pak minutash.
Çfarë ofron aplikacioni?
- Krijim i CV-së profesionale me struktura të gatshme
- Gjenerim i Letrës së Motivimit të personalizuar
- Redaktim i lehtë i të dhënave personale
- Shkarkim i dokumenteve në format të gatshëm për aplikim në PDF
Ky mjet është i dedikuar për studentë, punëkërkues dhe profesionistë që dëshirojnë të rrisin mundësitë e tyre të punësimit.
Implementuar nga: OJQ Yellow
Mbështetur nga: Komuna e Prishtinës | Drejtoria për Rini dhe Sport