📊 OJQ Yellow ka përfunduar me sukses Analizën e Nevojave për Trajnim (Training Needs Analysis – TNA) në kuadër të projektit GOVER-NET, të financuar nga programi Erasmus+.
Procesi përfshiu realizimin e një pyetësori online dhe një fokus grup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga administrata publike, organizatat e shoqërisë civile dhe sektori i biznesit në Kosovë.
🔍 Gjetjet kryesore tregojnë nevojë për:
✅ forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional
✅ zhvillim të aftësive në qeverisje pjesëmarrëse
✅ përdorim më efektiv të mjeteve digjitale
✅ trajnime praktike dhe interaktive
📈 Nga rezultatet e hulumtimit:
• 61.9% identifikuan bashkëpunimin ndërinstitucional si prioritet kryesor për trajnim
• 47.6% theksuan rëndësinë e mjeteve digjitale për bashkëpunim dhe pjesëmarrje
• Formatet më të preferuara të trajnimit ishin face-to-face dhe blended learning
• Shumica e pjesëmarrësve kërkuan më shumë trajnime praktike, mentorim dhe module interaktive
Ky proces do të ndihmojë në dizajnimin e aktiviteteve të ardhshme për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e qeverisjes pjesëmarrëse në Kosovë.
📎 Raporti i plotë i Analizës së Nevojave për Trajnim është i bashkangjitur në formatin PDF.
#GOVERNET #ErasmusPlus #OJQYellow #ParticipatoryGovernance #CapacityBuilding #CivilSociety #Kosovo