Edukimi Financiar Digjital për Gratë Ndërmarrëse është projekt që synon fuqizimin e grave sipërmarrëse përmes zhvillimit të njohurive financiare dhe përdorimit të mjeteve digjitale për menaxhimin dhe rritjen e bizneseve të tyre.
Përmes trajnimeve online, punëtorive fizike, mentorimit dhe materialeve praktike, projekti ndihmon gratë të kuptojnë më mirë financat e biznesit, planifikimin, buxhetimin, përdorimin e platformave digjitale dhe marrjen e vendimeve më të informuara për zhvillimin e ndërmarrjeve të tyre.
Çfarë përfshin projekti?
- 6 sesione trajnimi online
Trajnime praktike mbi njohuritë financiare, menaxhimin e buxhetit, planifikimin dhe përdorimin e mjeteve digjitale.
- 2 punëtori fizike
Takime interaktive me pjesëmarrëset për diskutim, ushtrime praktike dhe shkëmbim përvojash.
- Platformë digjitale dhe manual PDF
Materiale të aksesueshme online për të mbështetur të mësuarit dhe zbatimin praktik të njohurive.
- 30 gra të mbështetura përmes trajnimit dhe mentorimit
Pjesëmarrëset do të përfitojnë udhëzim, këshillim dhe mbështetje për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Qëllimi ynë
Qëllimi i projektit është të rrisë kapacitetet e grave sipërmarrëse në menaxhimin financiar dhe përdorimin e teknologjisë, duke i ndihmuar ato të zhvillojnë biznese më të qëndrueshme, më të organizuara dhe më konkurruese.