Jemi të lumtur të publikojmë videon e parë trajnuese, ku do të mësoni hap pas hapi si të krijoni një CV profesionale, në mënyrë të thjeshtë dhe praktike përmes aplikacionit.
Ky video-trajnim realizohet në kuadër të projektit:
“Rruga drejt Suksesit: Edukimi Joformal për Karrierë dhe Punësim”,
që synon të fuqizojë të rinjtë me njohuri dhe aftësi konkrete për tregun e punës.
Përmes këtij trajnimi do të mësoni:
Si të strukturoni një CV profesionale
Çfarë duhet të përfshini dhe çfarë të shmangni
Si të prezantoni veten në mënyrë të qartë dhe efektive
Implementohet nga: OJQ Yellow
Mbështetet nga: Komuna e Prishtinës | Drejtoria për Rini dhe Sport
Linku në. Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=6AqXtNaj498&t=555s