Yellow TALKS

Yellow Talks Podcast – Historia pas zërave që frymëzojnë

Yellow Talks lindi nga nevoja për të krijuar një hapësirë ku ide të reja, përvoja personale dhe njohuri profesionale takohen. Që nga fillimi, qëllimi ka qenë të hapim biseda autentike mbi edukimin, karrierën, zhvillimin personal dhe shoqërinë civile.

Në çdo episod, ne sjellim mysafirë të ndryshëm: ekspertë, profesionistë, trajnerë dhe individë që kanë histori frymëzuese për të ndarë. Bisedat tona synojnë të motivojnë, edukojnë dhe të sfidojnë mendimet e zakonshme, duke i dhënë audiencës mjetet për t’u zhvilluar dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Me tema që prekin rininë, talentin, kreativitetin dhe suksesin personal, Yellow Talks është vendi ku zëri yt dhe historitë që të frymëzojnë mund të dëgjohen.

💡 Misioni ynë: të frymëzojmë audiencën të mendojë ndryshe, të rritet dhe të ndërtojë të ardhmen e vet me vetëbesim.

Yellow ka lansuar “Yellow Talks”, një seri profesionale podcastesh që lidh të rinjtë me ekspertë nga fusha të ndryshme. Kjo iniciativë kombinon video-leksione me cilësi të lartë dhe këshillim në karrierë, duke i frymëzuar të rinjtë të eksplorojnë dhe ndjekin pasionet e tyre. Podcasti udhëhiqet nga Lamija Softic, një profesioniste me përvojë nga Suedia, e cila sjell ekspertizë ndërkombëtare dhe qasje inovative në këtë projekt.