Qendra e Këshillimit në Karrierë

Qendra Këshillimi të Karrierës nē Yellow Training Center do t’u ofrojë të rinjëve / nxënësëve / studentëve një mundësitë që përmes trajnimeve dhe këshillimit qët’ju jep mundësi për të fituar njohuri, aftësi, përvojë për t’i identifikuar mundësitë, për të shqyrtuar alternativat në tregun e punës dhe për të pasur sukses në shoqëri.

Për herë të parë në Kosovë ofrohet këshillimi në karrierë nga stafi i specializuar dhe diplomuar me nivelin – V – nga Pearson VUE Careers nga Anglia dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Shëbimi i këshillimitnë karrierë ofrohet nga stafi i Yellow Training Center.

Kjo do të kontribuojë tek të rinjët / nxënësit /studentët në ndërtimin e efektshmërisë ndërpersonale, rritjen e mundësive për karrierë, përmirësimin e tregut të punës, promovimin e gjetjes efektive të vendit të punës dhe përforcimin e marrëdhënieve më punëdhënësin.

Qendra për Këshillim të Karrierës në Yellow Training Center ka për synim orientimin e të rinjve në karrierë, duke u ndihmuar në zhvillimin e shkathtësive personale, të kërkuara nga bizneset apo institucionet, si dhe në gjetjen e punës praktike (Internshipit) me mundësi punësimi.

Këshillim dhe orientim në karrierë

Qendra për Këshillim të Karrierës në Yellow Training Center do t’u ndihmojë që t’i njihni interesat dhe prirjet tuaja, përmes testeve të orientimit në karrierë, në mënyrë që të mund të zgjidhni rrugën e duhur profesionale. Kjo do të bëhet në formë të:

  • Këshillimeve individuale dhe grupore për orientim në karrierë;
  • Informimit të përgjithshëm mbi profilet që ofrojnë shkollat profesionale;
  • Zhvillimit të shkathtësive profesionale që mund t’i fitoni gjatë shkollimit, dhe
  • Informimit për kërkesat e tregut për profesione të caktuara.