TRAJNIMI “EDUKIMI DHE RIINTEGRIMI PËRMES ZHVILLIMIT NË KARRIERË” NË MITROVICË
OJQ Yellow është duke implementuar projektin “Edukimi dhe Riintegrimi përmes Zhvillimit në Karrierë”, projekt i cili është financuar nga GIZ – Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
Përmes këtij projekti synohet të përgatiten të rinjët për tregun e punës përmes ofrimit të trajnimeve që do t’i ndihmojnë ata në zhvillimin e shkathtësisë dhe kompetencës gjatë procesit të aplikimit për punë dhe zhvillimit të karrierës.
Trajnimi përmban këto module:
– Analiza e tregut të punës dhe trendet e punësimit (mbledhjes së informatave dhe analizimi i tyre);
– Aplikimi për punë (shkrimi i CV, letrës motivuese, hulumtimi i konkurseve të punës etj);
– Shkathtësitë e mendimit kritik, komunikimit, zgjidhja e problemit, kreativiteti;
– Intervistat e punës bazuar në praktikë (komunikim i shkruar, komunikim verbal);
– Raste tē ndryshme tē studimit.