KONTABILITET

Trajnimi “Praktikat e Mbajtjes se Kontabilitetit dhe Deklarimet” – HOTEL SIRIUS

Pjesëmarrësit në kete trajnim do të aftësohen në mënyrë praktike në mbajtjen e kontabilitetit dhe stimulimin e plotësimit të deklaratave tatimore për biznese të vogla dhe të mëdha. Trajnimi do të bazohet krejtësisht në praktikë.

Trajnimi do të përmbajë këto tema:
• Analizat Financiare për fillim Biznesi si dhe likuiditetin e NVM-ve.
• Mbajtja e librave te arkës , blerjes dhe shitjes në bazë të rregulloreve dhe Ligjeve Tatimore në fuqi.
• Çka është një Pro-Faturë, Faturë, letër-vlerësim nga këndvështrimi i biznesit dhe klientit.
• Bilancin, Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Raportet Financiare, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare.
• Vetëvlerësimi i Biznesit për Kredi-Marrje, Formularët për Vetëvlerësim.
• Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi, X Raporti, Z Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore.
• Afatet e deklarimeve dhe të pagesave: Pagat e punëtoreve, deklarimet tatimore, deklaratat e TVSH-së, tatimi mbi të ardhurat, kontributet pensionale, plotësimi i formularëve, riburësimet nga taksat, borxhet e këqija, raporti për blerjet mbi 500€.Raportimi permes EDI-te.
• Përgatitja e stokut në fund të çdo viti fiskal si dhe raportimi pranë administratës;
• Përllogaritja e mallit duke u bazuar në Çmimet e dokumentit unik doganor, DUD IM4, DUD IM7, DUD X3 Depotë Doganore, llojet e akcizave.
• Ndjekje e procedurave të likuidimit dhe falimentimit të bizneseve
• Raste studimi, praktika analitike nga ekspert të kontabiliteti për NVM-të.

Deklarimi i tatimeve do të kryhet përmes sistemit elektronik EDI, duke raportuar për Biznese Individuale, SHPK, (IS, IL, QS, QL), Deklarimet vjetore (PD, CD), etj.

Ligjëruesit në këtë trajnim janë eksperte, Profesor të njohur në fushën e Financave dhe Kontabilitetit.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim do të çertifikohen.

Përfito tri programe falas të cilat shërbejnë për mbajtjen e kontabilitetit.

Afati i fundit për aplikim 06 shkurt 2019
Data: 07, 08 dhe 09 shkurt 2019
Koha: 17:00 deri 19: 30h
Vendi: Hotel SIRIUS
Çmimi për tërë trajnimin është 90 €

Për të aplikuar në këtë trajnim ju duhet të plotësoni aplikacionin online në: goo.gl/1kwbMk

Informatë rreth pagesës: Pagesa bëhet në ProCredit Bank, në llogarinë bankare të “Yellow Training Center”, nr.: 1185 004390 0001 19


Trajnimi “Praktikat e Mbajtjes se Kontabilitetit” – Hotel SIRIUS

Mëso kontabilitetin në praktikë nga përvoja e eksperteve të kontabilitetit dhe përmes programit!

  • Mbajtja e librave: të arkës, të blerjes, të shitjes dhe shpenzimeve në bazë të rregulloreve dhe ligjeve tatimore
    Bilanci, Pasqyrat e të Ardhurave dhe Shpenzimeve, Cash-Flow, Raportet Financiare, si dhe dokumentet tjera përcjellëse financiare përmes programit të Kontabilitetit.
  • Regjistrimi i pasurisë, në bazë të kontabilitetit aktual, pasqyrimet e tatimit në qera, për bizneset e vogla dhe të mëdha.
  • Konsulencë mbi problematikat fiskale, shitja e lirë, shitja me shumicë, amortizimi, X Raporti, Z-Raporti si dhe dërgimi i raporteve fiskale në baza mujore.
  • Afatet e deklarimeve dhe të pagesave: Pagat e punëtoreve, deklarimet tatimore, deklaratat e TVSH-së, tatimi mbi të ardhurat, kontributet pensionale, plotësimi i formularëve, ri-burësimet nga taksat, borxhet e këqija, raporti për blerjet mbi 500€.
  • Raportimi përmes EDI-të. Përgatitja e stokut në fund të çdo viti fiskal si dhe raportimi pranë Administratës TatimorePërfito tri programe falas të cilat shërbejnë për mbajtjen e kontabilitetit.

Afati i fundit për aplikim 03 shtator 2018
Data: 04, 05 dhe 06 shtator 2018
Koha: 17:00 deri 19: 30h
Vendi: Hotel SIRIUS
Çmimi për tërë trajnimin është 60 €

Për të aplikuar në këtë trajnim ju duhet të plotësoni aplikacionin online në: goo.gl/neiqr4

Informatë rreth pagesës: Pagesa bëhet në ProCredit Bank, në llogarinë bankare të “Yellow Training Center”, nr.: 1185 004390 0001 19, nga data e shpalljes deri më 03 shtator 2018