OJQ ‘ Yellow

OJQ ‘ Yellow është organizatë jo-qeveritare e cila punon për të forcuar rolin e shoqërisë civile në Kosovë përmes trajnimeve dhe njohurive baze në fushën ekonomike përmes projekteve të ndryshme më qëllim të shtytjes së proceseve pozitive përpara, nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimet dhe zhvillimin e njohurive përmes trajnimeve, konferencave në fushën ekonomiko-sociale e kulturore në vend dhe jashtë vendit.

OJQ ‘ Yellow ka për qëllim që të punojë për të mirën e përgjithshme dhe për interesat e përbashkëta të të gjithë njerëzve. Në veçanti ka për qëllim analizimin e situatave aktuale dhe vëzhgimin e proceseve zhvillimore dhe shoqërore (ekonomike, edukativo-arsimore, kulturore) si dhe përpilimin e raporteve dhe qëndrimeve kritike ndaj proceseve të vëzhguara dhe aktualiteteve të ndryshme. Gjithashtu një ndër qëllimet e OJQ ‘ Yellow është promovimi dhe ngritja e vetëdijes për të drejtat e njeriut përmes edukimit formal, afirmimi dhe ngritja e vetëdijes për shoqëri multietnike, rëndësia e interkulturalizmit dhe integrimeve për zhvillim, stimulimi, përkrahja, afirmimi dhe zhvillimi i iniciativave të lira. Po ashtuOJQ ‘ Yellow do të inicion dhe përkrah organizime të tribunave, debateve, forumeve, tryezave, simpoziumeve, trajnimeve të ndryshme, seminareve, kampeve dhe aktiviteteve të ndryshme nëpërmjet të cilëve zhvillohet dhe avancohet arsimimi joformal në Kosovë.

VIZIONI

Vizioni ynë është të shëndrrohemi në organizatë lidere në fushën e trajnimeve dhe punësimit në të gjithë Kosovën.

MISIONI

Misioni ynë është që ti përkrahim klientët tanë në zhvillimin e kapacitetit të tyre, me njohuritë praktike dhe ekspertizën tonë, e cila do të kontribuonte në zhvillim e potencialit të plotë dhe do t’iu mundësonte atyre të arrijnë synimet strategjike në mënyrë sa më efektive dhe të qëndrueshme.

VLERAT

  • Respektimi i të gjithëve pa dallime moshe, race, gjinie.
    •    Puna në ekip dhe ndihma ndaj njëri tjetrit
    •    Hapësira e veprimi për vullnetarët
    •    Besimi dhe përgjegjshmëria
    •    Qasja bashkëpunuese
    •    Gjithëpërfshirja