Akademia/Trajnimi “JAVA PROGRAMMING”

Trajnim mbi teknikat bazë të zhvillimit të aplikacioneve duke përdorur gjuhën programuese Java.

Përshkrimi

Pjesa e parë – fillon me instalimin e ambientit zhvillues dhe kjo pjesë shërben si hyrje për kompjuterët, Internetin, dhe zhvillimin e aplikacioneve me Java duke shpjeguar klasat, objektet, metodat dhe kontrollat. Poashtu në këtë kapitull do të shpjegohen edhe algoritmet dhe pseudo kodi.

Pjesa e dytë – vazhdon me thellimin e koncepteve, metodave dhe strukturës së të dhënave dhe funksioneve nga Java. Vektorët dhe listat e lidhura janë pjesë po ashtu të javës së dytë.

Pjesa e tretë – fokusohet deri në detaje të koncepteve të programimit të orientuar në objekte (POO) si trashëgimia, polimorfizmi dhe ndërfaqet (interfaces), pastaj vazhdon përjashtimet (exceptions) dhe ndërfaqen grafike

Gjatë trajnimeve studentëve do t’iu ligjërohet, me shembuj praktik, për:

  • Introduction to Computers, Internet and Java
  • Introduction to Classes, Objects, Methods and Strings
  • Control Statements
  • Methods: A Deeper Look
  • Arrays and Array Lists.
  • Classes and Objects: A Deeper Look
  • OOP: Inheritance and Polymorphism
  • Interfaces & Exception Handling

Çka përfitoni nga ky trajnim?

  • Me përfundimin e kësaj lënde studenti do të jetë në gjendje të zhvilloj një formë të pavarur aplikacione duke shkruar kodin në gjuhen programuese Java dhe integruar edhe libraritë e gatshme të Java-së.

Kush mund të jetë pjesë e trajnimit?

  • Personat me njohuri elementare të punës me kompjuter
  • Personat me njohuri elementare të gjuhës angleze